Ka dy ditë që në Bruksel janë duke u zhvilluar takime të nivelit të lartë në përpjekje për të gjetur zgjidhje për uljen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë si dhe epilogun e një zgjidhje përfundimtare, raporton Gazeta10.
Kanal10 dhe Gazeta10 kanë raportuar gjatë gjithë kohës për zhvillimet atje, me informacione të para dhe ekskluzivitete përmes të të dërguarit në Bruksel, gazetarit Xhemajl Rexha.
Kështu, Kanal 10 ka raportuar për shikuesit informacione dhe intervista ekskluzivenë, siç kanë qenë lajmet për darkën e Escobar me Kurtin, intervistat me të dërguarin special të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, si dhe me të dërguarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Dhjetëra media vendore, në mënyrë profesionale e korrekte kanë cituar Kanal10 dhe Gazeta 10 në funksion të një informimi të shpejtë dhe profesional për publikun e Kosovës rreth zhvillimeve mjaft dramatike në Bruksel. / Gazeta10.