Analisti Agon Maliqi ka thënë në një postim në Twitter se ngecja në takimin e Ohrit lidhet me nënshkrimin e dokumentit. Sipas tij, pala kosovare po kërkon që të ketë nënshkrimin e të dyja palëve, ndërsa ajo serbe kërkon që dokumenti të jetë pa nënshkrim, por si dokument i BE-së.
Maliqi vlerëson se nëse nuk ka nënshkrim, atëherë nuk mund të quhet diçka marrëveshje. Ndërkaq, palët kanë rënë dakord për përmbajtjen e marrëveshjes, por nuk kanë arritur të gjejnë një marrëveshje për nënshkrimin e dokumentit.
“Mbajtja në Ohër thuhet se ka të bëjë me nënshkrimet. Palët bien dakord për përmbajtjen e marrëveshjes, por Kosova dëshiron që ajo të nënshkruhet nga të dyja palët. Serbia preferon të qëndrojë si një dokument i BE-së, të cilin do ta përdorte për t’i mbajtur palët përgjegjëse. Si mund të quhet diçka marrëveshje nëse nuk është nënshkruar?” – ka shkruar Maliqi.
Kujtojmë se takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiq nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, po raportohet se po vazhdon ende, megjithatë, palët kanë shkuar në pauzë dhe i kanë ndërprerë bisedimet përkohësisht.
Kështu ka mësuar Radio Evropa e Lirë në lidhje me bisedimet që nisën në orën 10:30 fillimisht ato bilaterale, e më pas në pasdite edhe ai trilateral.
Vlen të përmendet se liderët patën një pauzë edhe rreth orës 17:00 dhe nuk dihet thuajse asnjë detaj tjetër rreth takimeve.