Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Takimi i Osmanit me ambasadorin gjerman Rohde, Presidenca jep detaje për çka folën

Gazeta10
16 December 2023 - 8:17

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur dje në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Sipas njoftimit që ka lëshuar Presidenca, në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes dy shteteve, si dhe pjesëmarrjen e Kosovës në COP28.

“Në takim u diskutua për pjesëmarrjen e Kosovës në COP28, konferencën kryesore globale për ndryshimet klimatike, si dhe hapat tutje pas kësaj pjesëmarrjeje historike të Republikës së Kosovës në nivel të kreut të shtetit. Në këtë frymë, ambasadori Rohde shprehu gatishmërinë e Gjermanisë për të vazhduar mbështetjen për Kosovën në arritjen e objektivave që kontribuojnë në adresimin e sfidave klimatike në vend”, thuhet në njoftim.

🇽🇰🇩🇪 | Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Në takim u diskutua për pjesëmarrjen e Kosovës në COP28, konferencën kryesore globale për ndryshimet klimatike, si dhe hapat tutje pas kësaj pjesëmarrjeje historike të Republikës së Kosovës në nivel të kreut të shtetit. Në këtë frymë, ambasadori Rohde shprehu gatishmërinë e Gjermanisë për të vazhduar mbështetjen për Kosovën në arritjen e objektivave që kontribuojnë në adresimin e sfidave klimatike në vend.

Ndër të tjera, në takim u fol edhe për zhvillimet e fundit në vend dhe u diskutuan mundësitë e thellimit tutje të bashkëpunimit Kosovë-Gjermani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.