Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Takimi Kurti-Vuçiq me 14 shtator, këto pritet të jenë temat kryesore të diskutimit

Gazeta10
08 September 2023 - 17:21

Me 14 shtator pritet të mbahet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Lajmi për zhvillimin e këtij takimi u njoftua pak ditë më parë nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrel.

Agjenda e këtij takimi akoma nuk është bërë e ditur por njohës të çështjeve politike në vend po theksojnë se shtensionimi i situatës së krijuar në veri do të jetë njëra nga temat kryesore që do të diskutohen.

“Natyrisht se tema është e qartë: Depërshkalëzim me detyrime nga dyja palët siç saktësoi Presidenti Macron dhe zgjedhje të parakohëshme në veri të vendit, pa neglizhim si dhe hartimi i drat-statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Republikën e Kosovës” tha për “Gazeta Blic” njohësi i çështjeve politike në vend Halil Matoshi.

Edhe profesori i shkenca politike nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, po thotë se gjendja e krijuar në katër komunat veriore pritet të jetë njërsa nga temat kryesore të këtij takimi.

Spahiu tha se çështje të tjera të cilat pritet të diskutohen janë edhe realizimi i marrëveshjeve dhe Asociacioni.

“Në takimin e 14 shtatorit pritet të diskutohet për situatën në veri,  për realizimin e marrëveshjeve dhe për Asociacionin.Do të ishte mirë që ky takim të kishte rezultat.”

I pyetur se a pritet të ketë shtensionim të situatës në veri pas këtij takimi, Spahiu u përgjigj kështu.

“Nuk është e thënë, ndoshta pikërisht pas këtij takimi situata mund të tensionohet edhe më shumë, por tashmë s’e dimë” tha shkurt Spahiu për “Gazeta Blic”

Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka njoftuar dje se është takuar me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Lajçak ka thënë se në këtë takim është folur për përgatitjet e takimit të nivelit të lartë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq.

”Faleminderit DPM @BislimiBesnik për takimin sot në Bruksel. Ne patëm një diskutim të gjatë dhe thelbësor në përgatitjen e Takimit të Dialogut të Nivelit të Lartë të javës së ardhshme. Fokusi ynë kryesor ishte se si të avancojmë normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Lajçak, raporton Gazeta Blic.

Me datën 10 korrik ishte zhvilluar edhe një tjetër takim mes emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak dhe zv/kryeministrit Besnik Bislimi, ku dhe ishin dakoorduar për deeskalimin e situatës në veri.

Pjesë e dakoordimit ishte një marrëveshje me katër pika ku përfshihej edhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në veri.

Pikat e dakoorduara janë si më poshtë:

Qeveria e Kosovёs publikisht e tregon gatishmёrinё e saj pёr tё kontribuar nё deeskalimin e situatёs dhe mosndёrmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm nё masёn e 25% tё prezencёs policore nё dhe rreth ndërtesave komunale.

Policia e Kosovës bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.

Qeveria e Kosovёs pёrmes njё deklarate publike mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs. Kosova shpreh pёrkushtimin pёr sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve.

BE do ftojё dy kryenegociatorёt nё Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve tё marrёveshjes.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.