Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Takimi në Bruksel me Kurtin, Vuçiq: S’besoj në vullnetin e palës tjetër për Asociacion

Gazeta10
24 June 2024 - 20:18

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha setë martën mbrëma do të udhëtojë për në Bruksel, ku do të ketë “bisedime të rëndësishme”.

Ai tha se nuk beson që Kosova, që ai e quajti vetëm si “pala tjetër” do të krijojë Asociacionin.

Vuçiq paralajmëroi takime me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimin, Gert Jan Köppmann. Ai theksoi se takimi me Kopman është veçanërisht i rëndësishëm.

 “Kopman është një drejtor që është shumë i rëndësishëm për ne për axhendën e rritjes dhe për të gjitha këto reforma rreth tregut të përbashkët, vijave të gjelbra, korridoreve të gjelbra dhe gjithçka tjetër”, tha Vuçiq.

Sipas tij,”Kosova mbetet sfidë e madhe e sigurisë, politike dhe njerëzore”.

“Ne do të sillemi në mënyrë konstruktive, do të mundohemi të bëjmë gjithçka që të zgjidhim problemet me dialog, t’i zgjidhim gjërat me dialog. Unë nuk besoj në vullnetin e palës tjetër për të marrë pjesë në krijimin e Asociacionit. Unë Kam frikë nga provokimet e tyre, por ne do të qëndrojmë të vendosur dhe seriozë”, tha Vuçiq.

Kujtojmë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohen të mërkurën në Bruksel.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.