
Tan Brahimi ka tronditur të gjithë publikun ditë e djeshme me historinë e tij të jetës i cili ka rrëfyer në shtëpinë e Big Brother Vip Albania, raporton Gazeta10.
Ai ka treguar se në vitin 2013 të muajit gushtit ishte periudha më e keqe e jetës së tij, sepse në atë kohë ai ka humbur të dy prindërit.
Tani rrëfeu aksidentin tragjik të tij, ku gjatë këtij aksidenti ai ishte drejtues i automjetit dhe ishte i vetmi që shpëtoi nga aksidenti tragjik.
“Isha më shpejt se sa që lejohet në atë segment, kamioni doli përpara dhe u përplasa me të, ku nga ky aksident humba dy prindërit dhe për këtë aksident do të ndihem gjithmonë fajtor”, tha aktori shkodran.
Tani, gjithashtu foli për vështirësitë e tij të jetës dhe tregoi për gjendjen e vështirë ekonomike.
Ai i kërkon falje familjes për aksidentin që shkaktoi./Gazeta10