
Ndalimi i dinarit në Kosovë ka nxitur debat në vendin tonë. Janë vendet e QUIN-tit që po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë vendimin për ndalimin e dinarit në vendin tonë.
‘Dinari’ ka nxitur debate të ashpra edhe në emisionin “Politiko” në Kanal10.
Gazetari Rid Berisha duke folur për ndaimin e dinarit, ka thënë se nuk duhet t’i duartrokasim vukacionit nacionalist qe paraqet pengesa në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënive mes Kosocvës dhe Serbisë, raporton gazeta10.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar komentatorja politike, Fatime Hajdari e cila e ka pyetur gazetarin se çfarë ka nacionaliste në vendimin për dinarin.
“Seriozisht nuk po kuptojë se çfarë ka këtu të bëjë me nacionalizmin, kur t’i e ke të pricizuar atë se cila është valuta zyrtare në shtet dhe një vvendim që e merr një institucion i pavarur. Sikur të kishte thënë dikush hajde ta sulmojnë një minoritet të caktuar, atëherë do të kishte pas logjikë”, ka thënë Hajdari.
Nga ana tjetër, gazetari Berisha ka thënë se në vendimin e fundit të qeverisë shihet se ka një zmbrapsje të kryeministrit Kurti ashtu siç kishte ndodhur me çështjen e targave. /Gazeta10/
Përplasjen e tyre e gjeni në video…