Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Taxhikistani goditet nga një tërmet i fuqishëm

Gazeta10
23 February 2023 - 9:02

Rajoni lindor i Taxhikistanit është goditur nga një tërmet i fortë me magnitudë 6.8 shkallë.

Sipas raportimit të mediave epiqendra e këtij tërmeti ishte në afërsi të kufirit me Kinën.

Pas këtij tërmeti ka pasur edhe disa pasgoditje me shkallë 5.2, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Deri më tani nuk dihet nëse ka pasur dëme materiale apo edhe viktima si pasojë e këtij tërmeti.

Lëkundjet e tokës u regjistruan rreth orës 6:36 sipas kohës tonë lokale me epiqendër ishte afër zonës së Murghob.

Dridhjet u ndjen edhe në Kinë dhe sipas disa mediave raportohet se shkalla e tërmetit ishte 7.3./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.