Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Të armatosur deri në dhëmbë edhe me zolla – Kurti publikon pamjet e grupit kriminal serb në veri

Gazeta10
24 September 2023 - 12:47

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar në konferencën e sotme për media, fotografi të pjesëtarëve të grupit kriminal serb që edhe tani janë duke gjuajtur në drejtim të policisë së Kosovës, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë që bëhet fjalë për një formacion që janë profesionistë ushtarak apo policor rreth manastirit.

“Këto automjete janë pa targa që nuk i posedon asnjë qytetar në Kosovë. Ju e shihni një person me armë krahu që nuk është tipike për policinë, njerëz të armatosur rëndë, me maska të armatosur deri në dhëmbë”, tha Kurti.

Ai tutje tha që ata kanë edhe një autoblindë të vendosur afër murit të manastirit. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.