Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Të dyshuarit për sulm ndaj Valon Sylës u arrestuan nga Drejtoria kundër Terrorizmit

Gazeta10
12 April 2023 - 22:55

Policia e Kosovës së bashku me Prokurorinë Speciale të Kosovës, ka bërë të ditur se kanë arrestuar tre persona për sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla.

Policia ka bërë të ditur se ky arrestim ka ndodhur në kuadër të Drejtorisë Kundër Terroizmit, shkruan Gazeta10.

“Arrestohen tre persona të dyshuar për sulm fizik ndaj gazetarit Valon Syla. Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës, ka arrestuar tre persona të cilët kanë sulmuar gazetarin, Valon Syla.  Prokuroria Speciale njofton se pas një angazhimi intensiv të hetuesve të Policisë së Kosovës, përkatësisht Drejtorisë Kundër Terrorizmit, është arritur që të identifikohen tre (3) të dyshuarit, për rastin e sulmit fizik të datës 11.04.2023, ndaj gazetarit Valon Syla, arrestimi i të cilëve është realizuar sot me datë 12.04.2023.”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se të arrestuarit ngarkohen me veprën penale si “Nxitje e përçarjes dhe mos durimit’’

“Të arrestuarit janë personat e dyshuar me inicialet L.D, K.H dhe O.H. si dhe të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Nxitje e përçarjes dhe mos durimit’’. Tre të arrestuarit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, do të dërgohen në mbajtje, si dhe brenda afateve ligjore do të kërkohet caktimi i masës së paraburgimit.”, thuhet në njoftim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.