Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Te familja Mehmeti për vizitë, kafen në Leposaviq, Statovci publikon pamjet në veri me atmosferë 100% shqip

Gazeta10
27 May 2024 - 21:16

Deputetja e GUXO, Jeta Statovci, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se ka vizituar familjen Mehmeti në vëri të Mitrovicës.

Statovci, njoftoi se shtëpia e familjes Mehmeti po ndërtohet, sikurse familje tjera po kthehen te pronat e tyre.

“Në veri të Mitrovicës, kisha kënaqësinë të vizitoj familjen Mehmeti, shtëpia e të cilëve ishte djegur vite më parë, duke i detyruar të jetojnë me rëndesën financiare e në objekte me qera.

Shtëpia po ndërtohet, e familja Mehmeti sikurse edhe familje tjera po kthehen te pronat e tyre. Të lirë, të sigurt e me shpresë, në Kosovën demokratike, të sunduar nga ligji dhe parimet e barazisë”, ka shkruar Statovci.

Ndërsa gjatë kësaj vizite, Statovci ka bërë një ndalesë për kafe në Leposaviq.

“Kafja në Leposaviq, pranë flamurit të Kosovës”, ishte mbishkrimi i saj në foto.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.