Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Të lutem shumë, përqafoi fëmijët e mi për mua…”, Andin Hoti publikon letrën emocionuese të shkruar nga Ukshin Hoti

Gazeta10
16 May 2024 - 16:28

Sot janë bërë 25 vjet nga zhdukja e intelektualit, filozofit dhe profesorit Ukshin Hoti.

Djali i tij, Andin Hoti, ka publikuar një letër me një mesazh të babit të tij të shkruar vite më parë.

“Të lutem shumë, përqafoi fëmijët e mi për mua, pastaj edhe të tutë, të vëllezërve dhe të motrave, edhe prindërit. Përshëndeti të tjerët. U don vëllau Ukshini”, thuhet në letrën e Ukshin Hotit që i ishte dërguar dikujt prej familjarëve.

Mes tjerash në postim ai ka shkruar “një çerek shekulli në kërkim tëndin BABË”.

Më 16 maj 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti.

Për aktivitetin e tij atdhetar ai ishte arrestuar disa herë nga regjimi serb i Millosheviqit.

Më 16 maj 1999 pas lirimit dhe pas daljes nga qelia e burgut të Dubravës, zhduket nga polica serbe pa lënë gjurmë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.