Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Të martën seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

Gazeta10
07 Nëntor 2022 - 16:39

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që konform kërkesës së 40 deputetëve nënshkrues, nesër në orën 10:00 Kuvendi të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, për të shqyrtuar Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë.

Ndërkaq, në bazë të vendimit, po nesër, në orën 11:00, Kuvendi do të mbajë seancë plenare, në të cilën pritet të shqyrtohen për herë të dytë tri projektligje: Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, Projektligji për mbështetjen e punëve publike, si dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë.

Po sipas njoftimit të Kuvendit, seanca e radhës do të mbahet të enjten, më 10 nëntor. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.