Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Të qëndrojmë të bashkuar”, 37 ditë protestë në Tiranë

Gazeta10
06 July 2026 - 23:15

Qytetarë janë mbledhur edhe këtë mbrëmje në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, për të vijuar më pas marshimin drejt Kryeministrisë, në ditën e 37-të të protestës.

Protestuesit kanë përsëritur thirrjet për dorëheqjen e qeverisë, ndërsa kërkojnë ndryshime politike dhe plotësimin e kërkesave të tyre.

“Duhet të qëndrojmë të bashkuar”, u shpreh një prej protestuesve teksa fliste në podiumin e improvizuar para Kryeministrisë.

E sikundër çdo natë, pas disa orës para Kryeministrisë dhe fjalimeve të mbajtura aty, protestuesit kanë nisur marshimin nëpër rrugët e Tiranës, shkruan TCH.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.