Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përleshje në Komoran: Tre të lënduar, dy dyshohet se u therën me thikë

Gazeta10
06 July 2026 - 23:29

Dy persona janë therur me thikë në Komoran të Drenasit gjatë një përleshjeje fizike.

Lajmin e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ai ka thënë se nga informatat fillestare tre persona kanë mbetur të lënduar, dy prej tyre të goditur me mjet të mprehtë.

“Sot rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në Komoran. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Nga informatat fillestare, raportohet se tre persona kanë mbetur të lënduar, (dy nga ta dyshohet se janë të lënduar nga një mjet i mpreht), të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Njësitet relevante janë duke u marrë me sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë ai.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.