Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë raportohet për një plagosje në qendër të qytetit, në rrugën “Bardhyl Qaushi” , raporton Gazeta10.
Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ku ka treguar se i plagosuri është i moshës madhore is dhe njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Sot rreth orës 12:21 kemi pranuar informatë se një person është i plagosur në rrugën “Bardhyl Qaushi”-Gjakovë. Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se një person i moshës madhore është qëlluar me armë zjarri. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës dhe sipas personelit mjekësor gjendja e viktimës për momentin është stabile (jashtë rreziku për jetë). Rasti është duke u hetuar”, ka thënë ai.