Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Tea e nxit Luizin për Kiarën: Asaj i pëlqen, por nuk do ta pranojë

Gazeta10
28 December 2022 - 0:09

Luiz Ejlli e ka diskutuar edhe me Tea Trifonin situatën e tij me Kiara Titon në Big Brother Albania II.

Gjatë një bashkëbisedimi, ai ka thënë se nuk shikon ndonjë shenjë nga ajo, sikundër shumë banorë të tjerë i thonë, mirëpo Tea mendon të kundërtën.

Luizi: Unë e kam pa, që kur të bëj batutë ajo qesh njësoj si me mua, si me të tjerët.

Tea: Jo more!

Luizi: Si jo moj.

Tea: Unë mendoj se ajo të ka qejf. Jepi kohë mbase s’do ta bëjë para publikut.

Si tipi më ngacmues me vajzat deri më tani me vajzat brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP 2’, përveç Kiarës, Luizi sa herë gjen rastin bën batuta edhe me Tean apo Kejvina Kthellën.

Me këtë të fundit ishte në dhomën e gjumit, ku po e ngacmonte për bluzën dhe sërish nuk ka munguar biseda për Kiarën.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.