
Tre analistët e emisionit “Politiko”, Halil Matoshi, Blerim Gashi dhe Krenar Shala të ftuar në emisionin “Vera10”, kanë diskutuar lidhur me vendimin e MASHTI-it për librat shkollorë si dhe largimin e këngëtarit “FERO” nga skena muzikore.
Debat i nxehtë u zhvilluar mes Halil Matoshit dhe Krenas Shalës, ku ky i fundit si përkrahës i vendimit të MASHTI-it tha që me këtë është kursyer paraja publike.
“Ata kanë thënë që shtëpitë botuese po vjedhin nderkohë që tani po japin shumë më shumë para”, tha Matoshi.
Për të tërhequr vëmëndjen nga ky rast i librave, analisti Blerim Gashi vuri theksin te këngëtari FERO, përkatësisht largimi i tij nga muzika.
Matoshi tha që nuk e di se përse mediat duhet t’i japin hapësirë një individi që e don apo nuk e don fenë.
“Feja është është çështje private, a falet dikush, a shkon në xhami apo në kishë është vetëm çështje e tij. Nuk është në të mirë të publikut”, tha Matoshi. /Gazeta10/