
Konsumatorët e ngrohtores “Termokos” po vazhdojnë të ankohen për çmimin e lartë që po ua faturon kjo kompani.
Një qytetare nga Prishtina në emisionin “Adresa e ankesave” në Kanal10, ka raportuar ankesën për nxemjen qendrore.
Ajo është ankuar se gjatë tërë muajit ngrohje kanë pasur vetëm një jave, ndërkaq është faturuar sikurse të kishte ngrohje normale.
“Ka që dy muaj që jemi pa nxemje edhe na kan lëshuar veç një javë edhe ma jo edhe çka është ma e keqja se çmimi në fund ka ardhur 70 euro, ndërkaq unë se kom përdor hiq”, është shprehur qytetarja.
Qytetarja po ashtu ka treguar se ka dërguar edhe ankesa në vendet adekuate, por nuk është marr askush me ankesën e saj. /Gazeta10/