Gazeta10

Tema e ditës: Serbët i binden shtetit, mbi 2 mijë vetura marrin tabela RKS në veri

Vazhdon interesimi i madh i serbëve në veri të Kosovës për konvertimin e targave në RKS, raporton Gazeta10.

2013 vetura janë kthyer në RKS nga fillimi i nëntorit e deri të martën në mëngjes.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani për Gazeta10 ka treguar se numri i konvertimit në targat RKS është përmbi 2000 vetura.

“Numri i veturave të cilat janë konvertuar në RKS është 2013”, tha Elshani për Gazeta10.

E njohësit e çështjes së sigurisë numrin e madh të konvertimit të targave në RKS e shohin si një sinjal të mirë rreth zbutjes së tensioneve në veri.

Sipas Nuredin Ibishit konvertimi i targave në RKS është kryer në mënyrë të rregullt por ai mendon se afati i caktuar nga Qeveria do të shtyhet.

“Çështja e konvertimit të targave është duke u kryer në mënyrë të rregullt brenda afatit të caktuar nga Qeveria, por mendojë që afati për konvertimin e targave do të shtyhet dhe në aspektin e sigurisë do të japin atë efektin e vet. Konvertimi i targave në RKS ndikon edhe në sigurinë personale të serbëve dhe kjo është dukshëm më e ngritur, e lëvizja e tyre është më e lirë në qytet, gjithashtu shancat për djegjen e veturave janë më të ulëta”, tha ai për Gazeta10.   

E analisti serb, Branislav Kërstiq ka thënë se serbët e kanë të nevojshëm kthimin e targave në RKS pasi ata i shfrytëzojnë veturat për punë por edhe për çështje familjare, pra sipas tij është i domosdoshëm.

“Konvertimi i targave për shtetasit serbë është i domosdoshëm pasi shumica e tyre i shfrytëzojnë veturat për punë dhe për çështje familjare dhe këto janë ndër arsyet kryesore për kthimin e targave RKS”, tha ai./Gazeta10

NË FOKUS

safete
E keni menduar me të re, ja sa vjet po i bën sot Safete Mustafa!
lir
Avokati kosovar ngre dyshimet e para rreth vrasjes së Liridona Murselit: Po ngjanë më shumë e planifikuar, e jo grabitje
gani
Sabit Geci amanet familjes: Këta dy hoxhallarë dua të më varrosin kur të vdes
Screenshot 2023-11-28 at 10.47
VIDEO: Dhunë shtazarake ndaj një burri nga tre persona në Prizren (Pamje +18)
Screenshot 2023-11-30 205524
Visar Duriqi: Grupi që kreu grabitjen në Suharekë është një grup i organizuar kriminal
saraa
Pas ndarjes nga Ledri, Sara “lazdrohet” duke u shfaqur në Instagram komplet e zhveshur
f12ab16a-8644-4120-a6d5-8e029a3a40e1
Skandal në Big Brother:Buci ia prek të pasmet Santianës
Sadiku
Sadiku: I vrari kishte qëndruar në shtëpi bashkë me fëmijët në Arbëri para neutralizimit