Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Temperaturat deri 35 gradë, rekomandohet qe këta persona të mos dalin nga shtëpia

Gazeta10
07 July 2024 - 8:10

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot temperaturat maksimale të ditës do të lëvizin ndërmjet 30-35 gradë Celsius.

Ky institut ka bërë thirrje që të bëhet kujdes nga kontakti direkt me rrezet e diellit.

“Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira për një shtresë të popullatës me sëmundje kronike. Preferohet respektimi i udhëzimeve të IKSHP (Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik). KUJDES kontaktit direkt me rrezet e diellit për shkak të indeksit UV të lartë”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.