Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Tenistët e Serbisë sërish provokojnë në “Davis Cup”

Gazeta10
25 November 2023 - 15:44

Ekipi i Serbisë në tenis, me këngën “Gëzo popull serb”, doli sërish në fushë në prah të ndeshjes gjysmëfinale me Italinë në “Davis Cup”.

Kjo këngë tashmë ka shkaktuar skandal në Kosovë, një nga fjalitë e saj është “Le të valojë flamuri i Serbisë nga Prizreni deri në Rumi”.

Për herë të parë, tenistët serb këtë këngë e lëshuan para ndeshjes ndaj Britanisë së Madhe në kuadër të çerekfinales së “Davis Cup” që po mbahet në Malaga të Spanjës.

Më vonë, kjo këngë u hoq nga rrjetet sociale pas reagimeve të shumta, përfshirë këtu edhe atë të Federatës së Tenisit të Kosovës, e cila dërgoi ankesë në Federatën Ndërkombëtare të Tenisit dhe Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.