
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, i ka kërkuar të dërguarit të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazi, mbështetje lidhur me zhvillimet në veriun e vendit, raporton Gazeta10.
Gërvalla ka thënë se kanë pasur një komunikim të hapur dhe konstruktiv me Sarrazin.
Tutje, ajo ka thënë se ka kërkuar që të mos ketë tolerime për veprimtari kriminale dhe se Kosova nuk do të tërhiqet nga mbrojtja e qytetarëve serb atje.
“Shkëmbim i hapur dhe konstruktiv me të dërguarit e Ballkanin Perënimdor M. Sarrazin i Gjermanisë.I kërkova BE-së të mos tolerojë pengimin kriminal kundër parimeve evropiane dhe sundimit të ligjit. Kosova nuk do të tërhiqet nga mbrojtja e qytetarëve të saj në veri nga kërcënimet e ekstremistëve të mbështetur nga Beogradi”, ka shkruar Gërvalla në llogarinë e saj në Twitter. / Gazeta10