
Dy meshkuj, njëri nga ta i mitur, janë therur me thikë nga persona të panjohur, mesditën e djeshme në rrugën “Xheladin Hana” të Prishtinës.
Policia e Kosovës, ka njoftuar se viktimat kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK, dhe njëri është liruar pas trajtimit, ndërsa tjetri ka vazhduar tretmanin e mëtutjeshëm, raporton Gazeta10.
“Rr. Xheladin Hana, Prishtinë (NN) 04.03.2023 – 13:10.Dy viktima meshkuj kosovar (njëri i mitur), kanë kërkuar ndihmë mjekësor në QKUK, pasi që sipas tyre janë therur me thikë nga persona të pa njohur. Pas tretmanit mjekësor njëri nga viktima është liruar, ndërsa tjetri ka vazhduar për tretman të mëtutjeshëm. Pas hetimeve është arrit të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e PK-së .
Rasti është iniciuar si vrasje në tentativë./Gazeta10