Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tentoi të fuste substancë narkotike në burgun e Dubravës, arrestohet i dyshuari

Gazeta10
24 Prill 2024 - 9:12

Është arrestuar një e dyshuar në Qendrën Korrektuese në Dubravë sepse e njëjta ka tentuar të fusë brenda burgut një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë

Një e dyshuar është arrestuar në Qendrën Korrektuese në Dubravë sepse e njëjta ka tentuar të fusë brenda burgut një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara dërgohet në mbajtje.

“Q. Korrektuese, Dubravë, Istog 23.04.2024-13:12. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta ka tentuar të fusë brenda burgut një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë e cila është sekuestruar dhe pas matjes ka rezultuar të jetë në peshë prej 51 gram. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin policor./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.