Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tentoi t’ia jepte 10 euro ryshfet policit në pikën kufitare, aktakuzë ndaj shtetasit të Shqipërisë

Gazeta10
05 February 2024 - 15:38

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj një shtetasi të Shqipërisë për dhënie të ryshfetit.

M.M më 25 janar në pikën kufitare në Vërmicë kishte tentuar t’i jepte 10 euro zyrtarit kufitar.

“në atë mënyrë që duke e ditur se është në stop-listën e autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, afrohet tek kabina e zyrtarit policor të Kosovës, me ç’rast derisa ky i fundit ishte duke bërë kontrollimin e dokumenteve, i pandehuri ia vendos në tavolinën e tij të punës shumën e parave prej dhjetë euro (10 €). I njëjti, menjëherë është ndaluar nga ana policisë kufitare të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

I pandehuri gjendet në paraburgim nga data 25 janar.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit”, theksohet në njoftim./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.