Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tentuan të hyjnë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, arrestohen dy persona

Gazeta10
21 March 2023 - 9:37

Dy persona janë arrestuar për kalimin e kufirit në mënyrë ilegale në Kosovë nga Serbia raporton Gazeta10.

Sipas raportit të Policisë në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiksuar një makinë e vjetër për përpunimin e drurit për të cilën nuk posedonin dokumente.

 Si dhe ndërkaq, në raport bëhet e ditur se me vendim të gjykatës të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Leposaviq, Sharpel 20.03.2023-12:05. Raportohet se njësia policore gjatë patrullimit, ka ndalur një veturë në të cilën ishin dy meshkuj kosovarë të cilët kishin hyrë në Kosovë nga Serbia përmes rrugëve ilegale, si dhe gjatë kontrollit të veturës, është gjetur dhe konfiskuar një makinë e vjetër për përpunimin e drurit për të cilën nuk posedonin dokumente. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet ne raport ./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.