
Agjendë për zhbërje të familjes po e quan teologu Abdullah Klinaku performancën erotike, të realizuar nga disa kërcimtarë të cilët janë shfaqur me veshje provokuese dhe me motive nudizmi të shfaqur në festivalin e filmit DokuFest që po mbahet në Prizren.
Klinaku në Info10 tha se përmes veprime të ndryshme të tilla, kampanjave e përmes artit po tentohet të bëhet sa më normale për sytë e njerëzve zhbërja e familës.
“Në Kosovë s’është më duke u zhvilluar një lufte për liritë dhe të drejtat e njeriut, por një agjendë e qartë që synon zhbërjen e familjes në Kosovë. Në kuadër të kësaj agjende gjatë këtij viti kemi pas disa aktivitete që e kanë pas këtë qëllim e synim duke fillu prej paradës e mbështetjes dhe pjesëmarrëjes së kryeministrit aty.” – shtoi Klinaku. /Gazeta10