Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Tërmkolli për Abdixhikun: Unë jam LDK, këta janë uzurpator

Gazeta10
11 April 2023 - 0:50

“Unë jam LDK”, deklaroi e prerë ish-deputetja nga ky subjekt politik Melihate Tërmkolli kur u pyet në Prime Time në Kanal10 rreth qëndrimeve të kësaj partie për proceset që po kalon Kosova.

Tërmkolli duke aluduar në kreun e këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku tha se “ai nuk është LDK”, shkruan Gazeta10.

“Unë edhe sot jam LDK. Unë jam LDK, jo këta që po udhëheqin. Edhe s’kam tjetër fjalë.”, tha shkurt  Tërmkolli duke mos dashur të vazhdojë më tej.

Mospajtime e akuza ndaj kreut aktual Lumir Abdixhiku po vazhdojnë të kenë ende edhe ish-anëtarë dhe zyrtarë tjerë kyç të kësaj partie që dikur mbanin pozita udhëheqëse në kohën kur LDK-ja drejtonte me qeverinë. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.