Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Termokosi” me sistem të shpërndarjes së barabartë të ngrohjes për të gjithë konsumatorët

Gazeta10
21 August 2024 - 15:40

Kryeshefi i Ngrohtores “Termokos”, Fisnik Osmani, ka bërë të ditur se po realizojnë planin aksional, duke testuar sistemet e kontrollit automatik të nënstacioneve.

Ky sistem sipas tij lejon monitorim dhe menaxhim më të saktë të temperaturave, duke siguruar shpërndarje të barabartë dhe të qëndrueshme të ngrohjes për të gjithë konsumatorët.

“Si çdo ditë tjetër, vazhdojmë me realizimin e planit aksional. Aktualisht po bëjmë testimet në sistemet e kontrollit automatik të nënstacioneve. Sistemi i automatizuar lejon monitorim dhe menaxhim më të saktë të temperaturave, duke siguruar shpërndarje të barabartë dhe të qëndrueshme të ngrohjes për të gjithë konsumatorët. Përmes teknologjisë së avancuar, kemi arritur të ulim kostot operative dhe të përmirësojmë cilësinë e shërbimit për qytetarët”, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.