Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

‘Terroristët në veri u tradhëtuan nga ata që i dërguan’ – Haradinaj për sulmin në Banjskë

Gazeta10
26 September 2023 - 23:50

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, në emisionin “Gallatë” me Arben Ahmetin ka komentuar ngjarjet e fundit në veri të vendit.

Haradinaj thotë lidhur me këtë situatë se terroristët në veri u tradhëtuan nga ata që i dërguan, raporton Gazeta10.

“Sulmi në veri ka qenë një tendencë e dështuar e Qeverisë së Serbisë, për me bo nashta si rasti I Krimesë kur ndodhi në 2014 nga Rusia, sepse kështu është nisë edhe atje një grup i mercenarëve rus që e kanë sulmuar, humbëm një policë të Kosovës por fituam një të drejtë se e shpërfaqëm ftyrën e vërtetë të regjimit serb, dhe në fund terroristët janë tradhtëtuar nga vet ata persona të cilët i kanë dërguar në veri”, tha ai në Kanal10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.