
Adelina Tërshani, aktiviste për të drejtat e grave në Politiko ka rrëfyer për një rast që kishte parë te Parku i Qytetit dhe e kishte raportuar atë në Polici.
Ajo ka thënë se pas raportimit, policia e kishte shpërfilluar atë, madje i kishte bërë edhe pyetje që zyrtarit policor nuk ia kërkon detyra, shkruan Gazeta10.
“Personi që sot është prapa grilave ka qenë i njoftur për policinë. Unë vetë kam lajmëru rast pikërisht në Parkun e qytetit, dhe polici qysh lajmërohet është me qasje totalisht shëprfillëse. Ai më pyet a je duke akuzuar një burrë apo një grua që po masturbon në mes të parkut. Ai më pyet mua me një nënçeshje, dhe është pyetje që nuk ja kërkon as detyra. Mandej, kur të vjen patrulla mas 1 orë, policia më tha: A na ke thirr për Bastrin a? Kjo qasje është e dështume në shumë hallka dhe unë personalisht kam protestuar kundër institucioneve”, tha Tërshani. /Gazeta10