Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Tërstena: Të drejtë kanë “Intelektualët”, e kanë përkrahur klubin në kohë të vështira

Gazeta10
28 April 2024 - 23:30

Emisioni “Kampionët” vjen edhe këtë javë në ekranet tuaja për të trajtuar tema të ndryshme, gjersa kësaj here do t’ia kushtojmë kohën ngjarjeve të fundit te Drita.

Në studio është i pranishëm edhe Granit Tërstena, kolegu ynë gazetar nga IndeksOnline.

Ai I jep të drejtë tifogrupit “Intelektualët” karshi klubit rreth drejtorit sportiv, Valon Zymberi.

“’Intelektualët’ kanë të drejtë kundrejt klubit rreth Valon Zymberit. Ai i ka provokuar, është afruar te tifozët pas humbjes. Unë i jap gjithmonë të drejtë tifozëve, pasi ata i kanë qëndruar klubit gjithmonë afër, edhe në momentet më të vështira të klubit” – tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.