Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Testohen disa peshkaqenë, rezultojnë të droguar me kokainë

Gazeta10
24 July 2024 - 14:09

Shkencëtarët së fundmi kanë testuar 13 peshkaqenë të kapur në ujërat brazilian dhe të gjithë kishin nivele të larta të drogës në muskuj dhe mëlçitë e tyre.

Ata janë të ekspozuar ndaj kokainës përmes ndotjes, megjithëse mekanizmi i saktë nuk dihet.

Mund të jetë nëpërmjet ujërave të zeza, me ujërat e zeza që përmbajnë urinë dhe feçe nga njerëzit që e konsumuan atë që derdhen në oqean. Studiuesit që shkruajnë në Science of the Total Environment thanë se një tjetër mundësi e mundshme ishte kullimi nga laboratorët ilegale që përpunonin drogën.

Në studimin “Cocaine Shark”, raporti i parë mbi zbulimin e kokainës në peshkaqenë, studiuesit matën kokainën dhe metabolitin e saj kryesor “benzoylecgonine” në trupat e 13 peshkaqenëve brazilianë të  kapur në anije të vogla peshkimi, shkruan Metro.

Ata u zgjodhën sepse kalojnë jetën në ujërat bregdetare dhe kishin shumë gjasa të prekeshin nga ndotja.

Problemi i “peshaqenëve të kokainës” ka fituar vëmendje vitet e fundit, madje ka qenë objekt i një programi televiziv Discovery, duke parë se si ata hanë balotat e drogës të hedhura nga kontrabandistët.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.