
Kandidati i VLEN për Maqedoninë e Veriut, Arben Tavari në emisionin “Politiko” ka folur edhe për rëndësinë Tetovës.
Ai ka thënë se në Tetovë janë dy universitetet më të mëdha shqiptare, raporton Gazeta10.
“15 deputetë dalin nga Tetova dhe Gostivari, Tetova dhe Gostivari janë komuna urbane, sipas statutit të partisë tonë është në Tetovë, Tetova është një qytet ku janë dy universitetet më të mëdha shqiptare, Universiteti shtetëror i Tetovës dhe Universiteti i Evropës Juglinndore, Tetova është kryeqendra e shqiptarëve dhe komuna më e madhe në Maqedoni, të gjitha ngjarjet politike dhe shtetërore dhe historike fillojnë prej Tetovës dhe Gostivarit por kryesisht shkëndijat e para janë prej Tetovës”, tha ai./Gazeta10