
Analisti politik, Jusuf Thaçi, ka thënë se nëse draft-statuti i Asociacionit i publikuar nga ish-kryeshefi i AKI-së, Burim Ramadani, është i vërtetë, atëherë kemi të bëjmë me ‘Dërrzhavë serbe brenda Kosovës’.
Thaçi ka shtuar se uron që diçka e tillë të mos pranohet assesi nga Kosova.
Përderisa ka shtuar se loja e Qeverisë, sipas tij, që ta pranojë këtë mekanizëm me shpresën që nuk do ta pranojë Serbia, është e rrezikshme.
“Loja e qeverisë duke e pranuar në parim Zajednicën, me shpresën se Serbia nuk e pranon dhe prandaj dështon zbatimi i saj, është lojë infantile dhe e rrezikshme. Kur shteti pranon diçka, ajo bëhet detyrim ndërkombëtar për shtetin, pavarësisht veprimeve të palëve të tjera. Për pasojë, shteti vihet nën sanksione dhe nën presione ndërkombëtare nëse diçka e pranuar nuk zbatohet”, ka shkruar analisti politik në Facebook. /Gazeta10/