
Analisti politik, Jusuf Thaçi, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, lidhur me madhërimin e politikanit serbë tashmë të vrarë, Olivier Ivanoviqit, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se Olivier Ivanoviqi edhe sikur të mos ishte fare i dënuar nuk ka pasur arsye për tu kujtuar.
Më tej, ai ka thënë se ai ka qenë i dënuar për krime kundër shqiptarëve.
Tutje, ai ka thënë se kujtimi i tij nga ana e kryeministrit të Kosovës përbën krim moral, kombëtar dhe historik.
Këtu keni postimin e plotë:
“Edhe sikur Oliver Ivanoviqi të mos ishte fare i dyshuar e i dënuar (në shkallë të parë) për vrasje e krime kundër shqiptarëve, kryeministri i Kosovës nuk do të duhej të kishte asnjë arsye për ta kujtuar e për ta madhëruar një person si ai, sepse ai nuk i ka sjellë asnjë të mirë Kosovës as qytetarëve të saj.
Mirëpo Oliver Ivanoviqi ishte i dyshuar e i dënuar (në shkallë të parë) për vrasje e krime kundër shqiptarëve në Kosovë (me siguri do të dënohej edhe me rastin e rigjykimit dhe në të gjitha shkallët e gjykatave, sepse kundër tij ekzistojnë dëshmi e dëshmitarë të shumtë), prandaj kujtimi e madhërimi i tij nga kryeministri i Kosovës përbën krim moral, kombëtar e historik”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10