Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës

Gazeta10
29 September 2026 - 20:28

Bashkia e Tiranës e ka zyrtarizuar njoftimin që e bën pak ditë pas verdiktit të marr nga Dhomat e Specializuara në Hagë për dënimin e katërshes së UÇK-së. Në një njoftim zyrtar në rrjete sociale, kryetari i bashkisë, Erion Velija, tha se do t’i propozonte Këshillit Bashkiak që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të shpallen Qytetarë Nderi të Tiranës.

Velija njëkohësisht u bëri thirrje bashkive të tjera shqiptare të ndërmerrnin masa të ngjashme.

Ky propozim u vë në votim, dhe u shpall si vendim i miratuar nga bashkia e kryeqytetit së Shqipërisë.
“Nga sot, me propozim të Kryebashkiakut Erion Veliaj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës. Një vendim i miratuar unanimisht nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, në nderim të kontributit dhe rolit të tyre në historinë e Kosovës dhe në luftën e UÇK”, u tha në postimin zyrtar të Bashkisë së Tiranës.

Propozimi për shpalljen e ish krerëve të UÇK-së “Qytetarë Nderi” bëhet si shenj falënderimi nga ana e Tiranës për kontributin e tyre historik në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe shtetësisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.