Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Thellohet krisja e raporteve Rama-Kurti, qytetarët i japin të drejtë Ramës (FOTO)

Gazeta10
12 July 2023 - 9:20

Ftohja e raporteve mes dy kryeministrave shqipëtar Edi Rama dhe Albin Kurti, vazhdon të thellohet edhe më tej.

Së fundmi ka qenë Edi Rama ai që përmes një postimi ka bërë të ditur se është takuar me delegacionin e Senatorëve Amerikanë në Samitin e NATO-s.

“Në një takim të kërkuar prej tyre nisur nga shqetësimi që SHBA kanë për situatën në Veriun e Kosovës dhe qasjen jokonstruktive të palëve, e cila ka çuar në një përshkallëzim të rrezikshëm që duhet ndalur një orë e më parë, për t’u kthyer në tryezën e Dialogut duke finalizuar Marrëveshjen e Normalizimit” ka shkruar Rama.

Ndërsa si kundërpërgjigjeje kryeministri Kurti ka publikuar një fotografi në facebook ku shkroi: “Një pasdite e këndshme në Ballkonin e Hapur të Qeverisë, me Presidenten, Kryekuvendarin, zëvendëskryeministren Gërvalla dhe zëvendëskryeministrin Bislimi”.

Në sondazhin e emisionit të mëngjesit me Arben Ahmetin në pyetjen Kush ju duket se ka qasjen më të drejtë? Albin Kurti apo Edi Rama, qytetarët dhanë mendimet e ndryshme.

Në rezultatin përmës telefonatave 67% e telefonuesve thanë se Edi Rama ka të drejtë, kurse 33% i japin të drejtë kryeministrit Kurti.

Ndryshe nga ky rezultat, në votimet onlinë në Youtube rezultati ishte i barabartë 50% për Edi Ramën dhe 50% për Albin Kurtin.

Kujtojmë se përçarja e marrëdhenieve mes dy kryeministrave nisi me anulimin e mbledhjes së qeverive të dy shteteve të cilën e bëri Edi Rama. Kjo e hatroi shumë kryeministrin Kurti i cili nuk e priti në takim homologun e tij as gjatë vizitën në Kosovë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.