Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Themelimi i Speciales, Canaj për ish-krerët: E kanë sakrifiku vetën me mendimin se i bën mirë vendit

Gazeta10
06 Dhjetor 2024 - 22:32

Analisti politik, Blerim Canaj ka thënë se Gjykata Speciale është themeluar nga personat të cilët aktualisht po gjykohen në Hagë, por që ka theksuar se Kosova nuk ka mundur t’i shmanget kësaj gjykate.

“Në momentin kur është themelu  kjo gjykatë është e vërtetë që këta njerëz që janë aty fatkeqësisht e kanë ndërtu, por ka qenë njëfarë domosdoshmërie”, ka thënë Canaj.

Canaj ka theksuar se ish-krerët e UÇK-së janë “sakrifikuar” me mendimin se themelimi i kësaj gjykate i bën mirë këtij vendi.

“E kanë ditë që njëkohësisht që qajo gjykatë i bon mirë këtij vendi, do të thotë e kanë sakrifiku vetveten, për me përfundu edhe një proces”, ka thënë Canaj. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.