
Në Gllogoc janë arrestuar tre persona të cilët dyshohet se kanë therur me thikë dy persona.
Sipas raportit njësit relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar një thikë dhe një telefon të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë ngjarjes.
Tutje viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
‘’Gllogoc 06.06.2023 – 21:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se i kanë therur me thikë dy viktimat meshkuj kosovarë. Njësitet relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar një thikë e cila dyshohet se është përdorur në rast dhe një telefon. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje’’, thuhet në raportin policor.