
Është therur me thikë një qen në qendër të Prishtinës këtë e ka bërë të ditur avokati i njohur Arianit Koci ku ka publikuar pamje ku se si në qendër të Prishtinës është therur një qen më thikë.
Ai ka bëre të ditur se si një person rreth të 30-ave e ka bëre këtë gjest të ulët.
“Në qendër të Prishtinës, te Urban lounge, një person rreth të 30-ave, e ka therrë me thikë disa herë këtë qen plak të rrugës – thuaja pa dhëmb, për shkak se ia paska sulmuar qenin Choë Choë.Ky person ka kryer vepër penale!Paramendoni, në qendër të Prishtinës e nxjerrë thikën.Sipas dëshmitarëve, ky person dhe vëllau i tij, e shëtisin qenin Choë Choë ditë rreth qendrës.Shtëpinë apo banesën, gjithnjë sipas dëshmitarëve, e ka në Qytezën Pejton ose në Dardani.Ftoj policinë që të veproj menjëherë!Nuk mundemi me leju që persona të rrezikshëm të sillëm në qendër të qytetit me thikë, pa u ndëshkuar”, ka shkruar ai.