Dy grupe të nxënësve në oborrin e shkollës së mesme “Adem Gllavica” në mesditën e të mërkurës kanë nisur përleshje fizike, ndërkohë janë përdorur edhe mjetet e mprehta.
Lëndime mjaftë të rënda nga therja me thikë ka marrë një nxënës i mitur i kësaj shkolle i cili është dërguar menjëherë në emergjencë.
Siç thuhet në raportimin e Koha.net, një nxënës ka marrë plagë të rënda, pasi dyshohet se është therur me thikë.
Sipas një burimi brenda policisë të Koha.net, rasti ka ndodhur në oborrin e shkollës së mesme “Adem Gllavica”.
“Gjatë përleshjes mes dy grupeve, një nxënës i kësaj shkolle ka marrë plagë nga mjeti i thikës, andaj është dërguar menjëherë në emergjencë. Policia ka vendosur edhe shiritat dhe po merrej me rastin. Sipas informacioneve nxënësi i lënduar është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë ky burim i Kohës .
Përleshje fizike në mes të grupeve të nxënësve në këtë shkollë ka pasur edhe më herët, për çka Policia e Kosovës pati angazhuar edhe policë civilë për ta monitoruar këtë shkollë.