Mesfushori spanjoll, Thiago Alcantara në verën e ardhshëm pritet t’i japë fund aventurës së tij te Liverpooli.
Ai nuk do të rinovojë kontratën me “The Reds” dhe do të largohet në verën e ardhshme, atëherë kur edhe i përfundon kontrata.
Thiago erdhi te Liverpooli në verën e vitit 2020 nga Bayern Munich, për shumën e 22 milionë eurove.
Mirëpo, ai nuk ka arritur pritshmëritë që kishte për të ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp dhe këtë sezon reprezentuesi spanjoll ka zhvilluar 28 paraqitje në të gjitha garat, prej të cilave ka kontribuar me një asistim.