Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Thirret protestë për lirimin e aktivistes Neri Ferizi

Gazeta10
02 December 2022 - 16:23

Organizata “Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist”, ka ftuar protestë për lirimin e aktivisteve Neri Ferizi dhe Anita Mjekun, raporton Gazeta10.

Kjo protest do të mbahet pranë Prokurorisë së Shtetit dhe fillon nga ora 17:00.

Në njoftimin e tyre thuhet se arrestimi i tyre është jolegjitim si dhe i papranueshëm.

Më tej, thuhet se kjo është një përpjekje e shtetit për ta shuar rezistencën feministe në Kosovë.

Dy aktivistet janë arrestuar mbrëmë në protestën e organizuar në Prishtinë.  

Këtu keni njoftimin e plotë:

“THIRRJE PËR PROTESTË PRANË PROKURORISË SË SHTETIT: LIROJINI AKTIVISTET, NERI FERIZI DHE ANITA MJEKU

Sot, ora 17:00, Prokuroria e Shtetit

Aktivistet feministe, Neri Ferizi dhe Anita Mjeku janë ndaluar në mbajtje 48 orë me urdhër të Prokurorisë. Ne e konsiderojmë si jolegjitime dhe të papranueshme, mbajtjen e aktivistes Ferizi dhe e lexojmë si tentativë të shtetit për ta heshtur rezistencën feministe në Kosovë. Institucionet të cilat i lënë të lirë kriminelët burra që dhunojnë dhe kanosin gratë, nuk kanë legjimitet për të burgosur aktivistet që kundërshtojnë papërgjegjësitë institucionale që po i vrasin gratë.

Në kundërshtim të mbajtjes së shoqeve tona në çeli dhe përndjekjen e aktivisteve tjera nga Prokuroria, ne iu ftojmë të na bashkangjiteni sot nga ora 17:00 në protestë pranë Prokurorisë së Shtetit për të kërkuar lirimin e Neri Ferizit dhe Anita Mjekut dhe mos-përndjekjen e aktivisteve feminist”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.