
Gjermani vazhdon të jetë i papunë, edhe pse interesi për të nuk ka munguar. Së fundmi, mediet angleze bëjnë të ditur se Tuchel mund të marrë drejtimin e Anglisë.
Gjithçka do të varet nga performanca e “Tre Luanëve” në Botëror. Southgate mund të shkarkohet në rast se kombëtarja e Anglisë do të dështojë në Katar 2022.
Përfaqësuesja e “Tre Luanëve” vazhdon ecurinë pa fitore. Në Nations League zbritën një nivel më poshtë, pra nga Liga A në Liën B. Anglia barazoi dy sfidat me Gjermaninë, u mund nga Italia dhe në shtëpi u shkatërrua nga Hungaria me rezultatin 4-0.
Tifozët Anglezë nuk janë aspak të kënaqur me paraqitjet e fundit të Anglisë. Shpresa e vetme e Southgate është Botërori i Katarit, në të kundërt, Thomas Tuchel do t’i marrë vendin.