
Gazetari Mentor Shala i quajti deklarata të pahijshme fjalimet e kandidatëvë të VV-së nëpër fushata elektorale të lidhura me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Shala në emisionin “Adresa” tha se LDK-ja e ish-presidentit Rugova është pjesë e historisë.
“:Është jo e hijshme që LDK-ja e Isa Mustafës dhe LDK-ja e Lumir Abdixhikut janë LDK-ja e PDK-së. Kështu diçka e pat formulimin në tubim, e kinse LDK-ja e Rugovës është e VV-së. Mundohen me disa deklarime të pahijshme, LDK-ja e Ibrahim Rugovës është LDK-ja e historisë”, deklaroi ai.