
Gjashtë kushtet e prezantuara në Kuvendin e Kosovës nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti janë bërë temë debati mes dy penalistëve, komentatorit Adrian Çollaku dhe pjesëtarit të shoqërisë civile, Durim Jasharajt në “Politiko”.
Çollaku i është drejtuar Jasharajt se kushtet e prezantuara nga Kurti janë një hajgare e madhe sepse ai ka pranuar një marrëveshje që krijon Asociacionin pa njohje.
“Gjashtë kushtet e Kurtit janë një hajgare shumë e madhe, sidomos kushti për njohje. E cila thotë njohje nga Serbia, më fal ku ki njohje? Nëse Kurti e kushtëzon me njohje, ia jep dorën, nëse na sjellë njohjen. ai ka thënë se krye kushti është se nëse Serbia na njeh unë e bëj Asociacionin. Në kuadër të kësaj marrëveshje thuhet se të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel duhet të zbatohen, pra ti e di që në të gjitha marrëveshjet është Asociacionin. A kemi njohje në marrëveshje a s’kemi? Pra shpjegoma qysh ka me kushtëzu me njohje kur po thotë e pranoj marrëveshjen pa njohje.”, ka thënë Çollaku.
Por, për këtë e ka kundërshtuar ashpër Jasharaj i cili iu drejtua se nuk e di as çka përmbajnë kushtet dhe nëse Kurti arrin të i shtyej para këto gjashtë kushte atëherë meriton duartrokitje.
“Tregom çka përmbajnë, mendoj që ti s’din as çka përmbajnë. Ne duhet ta mbajmë përgjegjës Kurtin jo vetëm për fjalët që i ka thënë para se me i fitu zgjedhjet por në mënyrë konsistente për fjalët që i ka dhanë. Për mu është shumë e rëndësishme gjashtë kushtet që i ka prezantuar në Kuvend, nëse Kurti arrin me i shty përpara gjashtë kushtet unë besoj se meriton duartrokitje. Ta shohim deri në fund procesin.”, ka thënë Jasharaj./Gazeta10