
Ndeshja mes Milanit dhe Liverpoolit , në Champions League , nuk përfundoi në mënyrën më të mirë për skuadrën italiane.
Përveç humbjes së radhës (1-3), djemtë e Paulo Fonseca-s duhej të përballeshin edhe me tërbimin e tifozëve kuqezi për shkak të krizës së rezultateve të klubit.
Pas fishkëllimës së fundit, e gjithë skuadra e Milanit shkoi për të përshëndetur tifozët, me përjashtim të Rafael Leao, i cili sipas shtypit italian u kthye menjëherë në dhomën e zhveshjes. Përveç fishkëllimave të forta, të drejtuarit e Paulo Fonseca-s kanë dëgjuar edhe ofendim.