Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tifozët e mllefosur me lojtarët e Lirisë, afaristi Shkodran Kryeziu kërkon përgjegjësi nga menaxhmenti

Gazeta10
02 Dhjetor 2023 - 17:51

Situata me ekipin e futbollit të Lirisë nuk është aspak e mirë pas kthimit në Superligë për shkak të rezultateve të dobëta.

Humbja turpëruese 4-0 në shtëpi nga Gjilani, ka nxitur tifozët “Arpagjikët” që të revoltohen ndaj lojtarëve, duke iu kërkuar t’i zhveshin fanellat.

Këtij reagimi të tyre i është bashkuar edhe afaristi i njohur prizrenas, Shkodran Kryeziu, i cili financon futbollin vendas.

“Si tifoz dhe qytetar i Prizrenit, plotësisht e ndaj shqetësimin dhe revoltimin e tifo-grupit “Arpaxhikët” rreth situatës me Lirinë. Por para se të kritikohen lojtarët, është koha e dhënies së përgjegjësisë nga menaxhmenti dhe drejtuesit e klubit që po e fundosin shpresën e fundit të prizrenasve. I bashkohem thirrjes për dhënie të llogarisë. Liria meriton më shumë 🙏”, ka shkruar ai në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.